Lajme
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus
Identiteti i gjashtë personave që humbën jetën ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zvicerane. Tre nga të plagosurit mbeten në gjendje kritike.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka informacione nëse në mesin e viktimave apo të plagosurve nga zjarri tragjik në një autobus postar në Zvicër ka shtetas të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Edhe sipas policisë zvicerane, identiteti i gjashtë personave që humbën jetën në këtë ngjarje ende nuk është konfirmuar, prandaj për momentin nuk mund të jepen detaje mbi përkatësinë e viktimave.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Kantonspolizei Freiburg, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri. Katër prej tyre ishin pasagjerë të autobusit, ndërsa një tjetër është një ndihmës i emergjencës që kishte ndërhyrë për të ofruar ndihmë në vendngjarje.
Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohen në spital, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se procesi i identifikimit të viktimave mund të marrë kohë, pasi në raste të tilla kryhen analiza të detajuara, përfshirë edhe identifikimin përmes ADN-së.
Ndërkohë, policia ka hapur edhe një linjë të posaçme telefonike për familjarët e viktimave, dëshmitarët dhe personat që mund të kenë informacione lidhur me ngjarjen, në numrin 0800 261 700. Autoritetet pritet të mbajnë gjithashtu një konferencë për media për të dhënë përditësimet më të fundit lidhur me hetimet për këtë tragjedi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë Rregullat në lidhje me marrëdhëniet midis anëtarëve të gjykatës do të ndryshohen. Një mocion për këtë... -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive -
Studimi zviceran zbulon se inteligjenca artificiale dështon në parashikimin e ngjarjeve ekstreme të motit -
Për herë të parë pas disa viteve, u pa ariu në luginën e Zvicrës -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë















