Lajme
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë
Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina
Ekspozita është pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Antifascism: Now.” (2026–2028), e cila përfshin 14 shtete dhe trajton kujtesën historike përmes artit dhe kërkimit.
Punimet nga “Reporting House” në Prishtinë janë prezantuar zyrtarisht në qytetin e Mynihut, duke u bërë pjesë e projektit ndërkombëtar “Antifascism: Now.” (2026–2028), një iniciativë arti dhe kërkimi që përfshin 14 shtete dhe synon të sjellë në vëmendje rëndësinë e kujtesës historike dhe rolin e artit në përballje me sfidat aktuale shoqërore, transmeton albinfo.ch.
E hapur në hapësirën Lothringer 13 Halle, ekspozita sjell një përmbledhje të materialeve dokumentare dhe gazetareske nga vitet ’90, duke përfshirë rrëfime dhe dëshmi nga periudha e luftës në Kosovë, si dhe histori të rezistencës së popullit të Kosovës.
Në këtë ekspozitë prezantohen edhe intervista të rëndësishme, përfshirë dëshmi nga figura të njohura të rezistencës si Fehmi Lladrovci, si dhe dokumentime të realizuara nga autorë të tjerë mbi protestat e grave “Bukë” dhe “Divorc paqësor” të vitit 1998, që konsiderohen ndër momentet më domethënëse të aktivizmit qytetar në Kosovë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 korrik 2026, në adresën Lothringer 13 Halle (Lothringer Straße 13, 81667 München), duke ofruar një mundësi të veçantë për audiencën gjermane dhe ndërkombëtare që të njihet më nga afër me historinë e Kosovës përmes materialeve autentike dhe qasjes dokumentare.
Ngjarja është përcjellë edhe nga institucione përfaqësuese të Kosovës në Gjermani, përfshirë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Mynih./Albinfo.ch




E-Diaspora
-
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global Platforma ndërkombëtare UNITA është lansuar së fundmi në Zvicër, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt... -
Nerisa Duraj: „Guximi i grave në gjithë botën është më i madh se çdo kancer“ -
Finlandë
Rina Januzi përzgjedhet të performojë në festivalin “Louhela Jam 2026” në Finlandë -
Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” mbahet në Berlin nga 7 deri më 13 maj 2026 -
Vepra e dr. Salih Krasniqit, një akuzë e fortë për krimet e luftës mbi shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global Platforma ndërkombëtare UNITA është lansuar së fundmi në Zvicër, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt... -
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime -
Rritet interesi për makinat elektrike -
Gjenevë: Më shumë tramvaje dhe autobusë për verën -
Nismë e re në Zvicër: taksë për fluturimet, për të favorizuar trenat














