Uncategorized
Prokuroria nis hetimet ndaj KEK-ut për ndotje të ajrit
Rasti është duke u trajtuar në kuadër të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për ndotje të ajrit nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në Obiliq.
Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, ka pranuar informacione dhe një video-incizim, të cilat ngritin dyshime se ndotja po shkaktohet nga tymi që del nga oxhaku i KEK-ut, rporton rtklive.com.
Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar Policinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sigurimin e provave relevante.
Rasti është duke u trajtuar në kuadër të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Kandersteg/BE: Mbyllet pishina për shkak të rrjedhjes së ujit Po humbet më shumë se 100,000 litra në ditë aq sa është sasia e ujit që... -
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg













