Kosova
Feride Rushiti: Pranova kandidaturën për të ndihmuar vendin dhe për të kaluar ngërçin politik
Rushiti: Pranova kandidaturën për të ndihmuar vendin dhe për të kaluar ngërçin politik
Kandidatja për Presidente të Kosovës, Feride Rushiti, ka deklaruar se e ka pranuar kandidaturën me bindjen se mund të jetë figurë unifikuese dhe të ndihmojë vendin të dalë nga ngërçi politik, përcjell albinfo.ch.
Rushiti tha se kërkesa për kandidimin i ka ardhur nga shumë qytetarë, shoqëria civile, kryeministri Albin Kurti, si dhe partnerët ndërkombëtarë. Ajo theksoi se pas diskutimeve të gjata me Kurtin, ka vendosur ta marrë këtë përgjegjësi me synimin për stabilizimin e institucioneve.
“S’kam pasur asnjëherë ambicie për pushtet. Kjo është një përpjekje e sinqertë për të kontribuar për vendin tim”, u shpreh Rushiti.
Ajo shtoi se që nga viti 1999 ka bashkëpunuar me partitë politike, duke theksuar se gjithmonë ka pasur parasysh mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
E pyetur lidhur me thirrjet e partive opozitare që të tërhiqet nga gara, Rushiti tha se nuk është ndjerë asnjëherë pjesë e kalkulimeve politike dhe se vendimin për të hyrë në garë e ka marrë në momentin e fundit, pasi sipas saj ishin konsumuar të gjitha mundësitë e tjera.
Rushiti tha se kishte besuar se si figurë unifikuese do të mund të siguronte mbështetjen e të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit Aktiviteti i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë mblodhi nxënës, mësues, artistë dhe dashamirës të kulturës shqiptare... -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Kompozitori kosovar Ardian Gega prezantohet në Pragë me veprën “On the Edge of Silence” -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
Nga Kosova në Michigan Law School, Ilir Hajraj arrin një sukses të rëndësishëm akademik
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër













