Lajme

Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!

Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan Çmimin për Përsosmëri Akademike në Zvicër

Ke një temë diplome (Bachelor, Master apo PhD), një projekt inovativ apo punim kërkimor me ndikim?

Gara për Çmimi për Përsosmëri Akademike nga Albanian Engineering of Switzerland (AES) është tashmë e hapur për aplikime!

Një mundësi e shkëlqyer për të marrë vlerësim zyrtar, për të rrjetëzuar me profesionistë shqiptarë në Zvicër dhe për të fituar deri në 3’000 franga!

Pse është shumë me rëndësi të aplikoni për këtë çmim?

Deri në 3’000f franga për temën më të mirë

Vlerësim nga Albanian Engineering of Switzerland

Mundësi rrjetëzimi me profesionistë shqiptarë në Zvicër

eni studente apo student shqiptare në Zvicër me një temë diplome që ia vlen të vlerësohet? Apliko tani dhe fito deri në 3’000 franga!

Afati: 31 korrik 2026.

Linku: APLIKO TANI

 Për herë të parë Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë AES,  ka ndarë vitin e kaluar çmimin “Academic Excellence Award”, që shkoi për Avdije Rizvanin. Ajo u vlerësua për kërkimet e saj shkencore në fushën e sigurisë kibernetike në tregjet financiare – punë me ndikim të madh potencial në mbrojtjen e ekonomisë dhe shoqërisë.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch