Lajme

41 persona po monitorohen për hantavirus në SHBA

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar të enjten se në Shtetet e Bashkuara aktualisht po monitorohen 41 persona për hantavirus. Sipas autoriteteve, shumica prej tyre duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me të tjerët gjatë periudhës 42-ditore të monitorimit.

“41 personat vijnë nga tre grupe kryesore”, deklaroi Dr. David Fitter, menaxher i incidenteve në CDC.

“Së pari, pasagjerët që janë riatdhesuar së fundmi dhe tani ndodhen në Nebraska dhe Emory. Së dyti, pasagjerët që kishin lënë anijen dhe ishin kthyer në shtëpi para se të identifikohej shpërthimi. Dhe së treti, personat që mund të kenë qenë të ekspozuar gjatë udhëtimit, konkretisht në fluturimet ku ishte i pranishëm një rast simptomatik”, shtoi ai.

Autoritetet shëndetësore po vazhdojnë monitorimin dhe vlerësimin e situatës për të parandaluar përhapjen e mundshme të virusit.