Lajme
Lufthansa anulon fluturime dhe refuzon të ofrojë alternativa për pasagjerët
Linja ajrore gjermane Lufthansa ka anuluar një numër të madh fluturimesh gjatë verës, duke prekur dhjetëra mijëra udhëtime, kryesisht për shkak të reduktimeve operacionale dhe mbylljes së degës rajonale CityLine. Sipas rregullave të të drejtave të pasagjerëve në BE, kompanitë ajrore janë të detyruara të ofrojnë fluturime alternative ose rimbursim në rast anulimi.
Megjithatë, në disa raste pasagjerëve nuk u është ofruar zëvendësim. Një pasagjere nga Skocia, Rhona Taylor, kishte rezervuar një fluturim nga Glasgow drejt Frankfurtit në qershor. Fluturimi i saj i nisjes u ndryshua në një nisje nga Edinburgu, ndërsa kthimi u anulua pa alternativë, duke i ofruar vetëm rimbursim ose shtyrje të udhëtimit, raportkn ‘The Indepentent’, transmeton albinfo.ch.
Sipas interpretimit të Autoritetit Civil të Aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasagjerët duhet të kenë të drejtë për riorientim të udhëtimit, përfshirë edhe me linja të tjera ajrore ose përmes aeroporteve alternative, nëse nuk ka fluturime direkte të disponueshme.
Lufthansa ka deklaruar se në disa raste nuk ekzistojnë opsione të arsyeshme brenda grupit të saj dhe për këtë arsye ofrohet vetëm rimbursim. Ndërkohë, kompania nuk ka komentuar rastin konkret për arsye të mbrojtjes së të dhënave.
Në një rast tjetër të ngjashëm, British Airways fillimisht nuk ofroi alternativë për një fluturim të anuluar drejt Xhedës, por pas ndërhyrjes së medias u sigurua një zgjidhje përmes një linje tjetër ajrore.
Rastet kanë ngritur shqetësime për zbatimin praktik të rregullave të të drejtave të pasagjerëve në situata kur fluturimet anulohen ose ndryshohen.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg











