Lajme
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër të “Westbalkantage2026”
Nga 11 deri më 15 maj, në Universitetin Duisburg-Essen në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, e cila solli para publikut një nga kapitujt më të errët të historisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf, në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në NRW, në kuadër të iniciativës “Westbalkantage2026”.
Përmes dokumenteve, dëshmive dhe materialeve arkivore, ekspozita rikujtoi rastet e helmimeve masive të mijëra nxënësve, studentëve dhe qytetarëve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1990–1992, të cilat ndodhën nën regjimin serb. Organizatorët theksuan se qëllimi i ekspozitës ishte ruajtja e kujtesës historike dhe dokumentimi i së vërtetës për këto ngjarje.
Hapja zyrtare e ekspozitës u bë nga Konsulli Valdrin Ukshini dhe Drejtori i IKKL-së Atdhe Hetemi, të cilët vlerësuan rëndësinë e dokumentimit institucional dhe të kujtesës kolektive për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës.
Ekspozita u vlerësua si një aktivitet me rëndësi të veçantë historike dhe shoqërore, duke ofruar një hapësirë reflektimi për një periudhë të dhimbshme dhe duke riafirmuar nevojën për drejtësi dhe kujtesë kolektive./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare
Jeta në Zvicër
-
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar Në autostradën A12 dhe në A1 dje pati kaos të madh në trafik pas një stuhie... -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe”













