Lajme
Kapet avioni që importonte drogën nga Shqipëria
Policia italiane ka arritur të zbuloj një tjetër rast të trafikut të drogës me avion të vogël nga Shqipëria për në Itali. Policia e Torinos ka arrestuar 4 persona, 2 shqiptarë dhe dy italianë, ndërsa ka sekuestruar 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Policia italiane ka arritur të zbuloj një tjetër rast të trafikut të drogës me avion të vogël nga Shqipëria për në Itali.
Policia e Torinos ka arrestuar 4 persona, 2 shqiptarë dhe dy italianë, ndërsa ka sekuestruar 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Mediat e Tiranës bëjnë të ditur se operacioni është bërë i mundur në saje të bashkëpunimit të policisë së Milanos me policinë a antidrogës në qytetin e Torinos.
Avioni ishte modifikuar në mënyrë të tillë që të mund t’u shmangej kontrolleve doganore.
Sipas mediave italiane, një anëtar i rëndësishëm i kësaj organizate kriminale luante rolin e mbledhjes së lëndës narkotike, amballazhimit e transportimit të saj drejt një fushe nga ku nisej dhe avioni i vogël prej Shqipërisë drejt Italisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që zbulohet një rrjet i trafikut të drogës me avionë, pasi më 26 gusht u shkatërruar një rast i ngjashëm.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












