Tematike
Gjakftohtë përballë tragjedisë*
Pamja e djaloshit të mbytur sirian në breg të detit duket se nuk i ka prekur ndjenjat e drejtuesve kryesorë partiakë të Zvicrës. Kështu, kreu i SVP-së, Toni Brunner, vazhdon të këmbëngulë për një moratorium njëvjeçar azili, domethënë për mospranim të paktën njëvejeçar të azilkërkuesve nga ana e Zvicrës! Brunner bën thirrje për sigurim të kufijve dhe për ndërprerje të migrimit ilegal. Tone hiç më të buta sesa të Toni-t vijnë edhe nga kreu i FDP-së, Philipp Müller, i cili apelon për atë që të bëhet dallimi mes azilkërkuesve, ashtu siç e përkufizon Ligji Zviceran i Azilit përkatësisht Konventa e Refugjatëve, dhe të refugjatëve të luftës përkatësisht atyre ekonomikë, me çka sinjalizon josolidaritet dhe moskokëçarje me tmerrin dhe kataklizmën që ka përfshirë popullin sirian.
As “partia e familjes“ CVP nuk tregohet shumë familjare me tragjedinë e refugjatëve. Kreu i saj, Christophe Darbellay, thekson se „ këtë problem global mund ta zgjidhim vetëm në bashkëpunim evropian. Ne kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes së Shengen/Dublin-it dhe shpërndarjen e refugjatëve proporcionalisht me numrin e popullsisë së vendeve të Dublin-it. Zvicra duhet të ndihmojë drejtpërdrejt në vendet e krizës “. Kjo ta kujton atë thënien e njohur të asaj plakës drejtuar kryqeveritarit të dikurshëm të Kosovës, B. Rexhepit: „ Na ke ndihmuar, na ….“.
Më human (formalisht) vazhdon të jetë kryetari i SP-së, Levrat. Formalisht, sepse ministrat e tij federalë, sidomos ministrja Sommaruga, bëjnë një praktikë diametralisht të kundërt me deklarimet e kryetarit të tyre. Ai apelon për “një kulturë mirëseardhjeje, për procedurë fer dhe të shpejtë (nëse mund të ketë fare procedurë të shpejtë dhe fer!) dhe për përkrahje dhe integrim për njerëzit që do të qëndrojnë më gjatë këtu“.
Zgjedhjet e tetorit bëjnë që drejtuesit e partive kryesore të vendit të jenë gjakftohtë përballë tragjedisë së popullit sirian. Humanizmi i shkallës së lartë i shprehur nga kancelarja gjermane nuk po e zbut fare zemrën e tyre gur. Kështu ata do të vazhdojnë të taktizojnë deri të paktën në tetor, kur do të përfundojnë zgjedhjet federale dhe kur pritet të zbresë edhe vala e refugjatëve, të cilët krahas masave të sigurimit të kufijve, do t’i pengojë edhe deti i trazuar dhe koha e ftohtë – vjeshta dhe dimri me mjegullën dhe terrin këta aleatë të ujqërve!
Merkel ka hapur kufijtë dhe po sfidon botën me humanitetin e saj, kurse politikanët zviceranë po vazhdojnë të krrokatin teori, ashtu siç po vazhdojnë ende të heshtin edhe zgjedhësit zviceranë edhe përkundër humanizmit dhe zemërgjerësisë së fqinjëve të tyre gjermanë!
Derisa superfuqitë matin e rimatin taktikën e tyre dhe provojnë e riprovojnë armatimin e tyre të njohur dhe ende të panjohur, politikanët zviceranë interpretojnë dhe kundërinterpretojnë përkufizimet e paragrafëve të azilit, populli sirian vazhdon të matë madhësitë dhe thellësitë e deteve dhe gjerësinë e kontinenteve me kufomat e fëmijëve të tij të nxjerrë nga valët e detit a të përbira nga to.
Ndërgjegje, ku je?!
*Ky është një opinion i autorit dhe nuk shpreh dosmosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











