Lajme
“Një brez mes dy kulturave”
Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj
Mes auditorëve universitarë, afateve të provimeve dhe jetës larg familjes, studentët shqiptarë në Zvicër po përjetojnë një realitet që shpesh mbetet i padukshëm për publikun.
Përtej suksesit akademik, ata përballen çdo ditë me konkurrencën, sfidat financiare dhe nevojën për të ruajtur lidhjen me gjuhën, kulturën dhe komunitetin shqiptar.
Në kuadër të “Sofra 2026”, kjo bisedë, e shoqëruar me pamje nga aktivitetet studentore dhe jeta universitare, sjell nga afër zërin e studentëve shqiptarë mbi organizimin në shoqata, bashkëpunimin mes tyre, jetën akademike dhe balancën mes traditës familjare dhe ndërtimit të një rruge të pavarur në Zvicër.
albinfo.ch ishte në vendngjarje për të përcjellë nga afër përvojat dhe sfidat e brezit të ri të diasporës shqiptare.
Foto: gallery sofra-2026 festa qe bashkon studentet shqiptare/
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? Përkthimet automatike nxisin përdorimin e italishtes në Administratën Federale dhe lehtësojnë komunikimin midis komuniteteve gjuhësore, por... -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor -
Turizmi zviceran nuk përmbush objektivat, pavarësisht subvencioneve













