Kosova
Kosova rrezikon të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së
Afatet e reformave dhe bllokadat politike rrezikojnë disbursimin e fondeve të BE-së për Kosovën
Kosova mund të humbë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse nuk arrin të përmbushë kushtet e përcaktuara brenda afateve të caktuara kohore, sipas burimeve të Komisionit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë përfituar pagesa nga kësti i tretë i këtij plani, Kosova ende nuk ka dorëzuar kërkesën për disbursim të mjeteve, përveç parafinancimit fillestar.
Sipas të dhënave nga BE-ja, vendi rrezikon të humbë mbi 90 milionë euro nëse deri në fund të qershorit nuk raporton për përmbushjen e 13 hapave të reformave të kërkuara. Një tjetër afat në fund të vitit përfshin 27 hapa shtesë, që mund të çojnë në humbjen e rreth 165 milionë eurove të tjera.
Në total, mosrealizimi i kushteve mund të sjellë humbje deri në 256 milionë euro për Kosovën. Komisioni Evropian ka paralajmëruar se vonesat në zbatimin e reformave dhe bllokadat politike të brendshme po rrezikojnë përdorimin e fondeve të Planit të Rritjes në disa vende të rajonit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation











