Shkurt.ch
Zvicra mbledh donacione për refugjatët
Të martën e ardhshme është Dita kombëtare e solidaritetit për refugjatët. Do të fillojë aksioni për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar refugjatët në vendet fqinje, si dhe në vendet e luftërave dhe të atyre që janë në rrugë për të shpëtuar në Evropë.
Të martën e ardhshme, më 15 shtator, më shumë se 300 vullnetarë, prej orës shtatë të mëngjesit deri në mesnatë, do të jenë në dispozicion për t’iu përgjigjur donatorëve në katër studiot e SRG në Cyrih, Chur, Lugano dhe Gjenevë.
Në një aksion solidariteti zviceranët kanë mbledhur për refugjatët më 31 gusht 2015 më shumë se katër milionë franga. Dhjetë agjencitë partnere do të ndihmojnë refugjatët e Libanit, Jordanit dhe Irakut në rrugën e tyre nëpër Serbi, Greqi dhe Itali.
“Ne e dimë se mund të mbështeteni në solidaritetin e popullsisë zvicerane”, thotë përfaqësuesi i organizatës humanitare Glückskette, Tony Burgener.
“Ne ishim në gjendje, në sajë të këtij solidariteti në katër vjetët e fundit për të mbështetur rreth 50 projekte të organizatave humanitare partnere në favor të më shumë se gjysmë milioni refugjatësh në vendet fqinje të Sirisë”, tha Burgener.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














