Lajme
Edhe policia kundër referendumi kundër emigracionit
Drejtuesit e policive kantonale në Zvicër kanë paralajmëruar se miratimi i iniciativës “Jo Zvicrës me 10 milionë banorë” në referendumin e 14 qershorit mund të ketë pasoja serioze për sigurinë kombëtare.
Sipas Karin Kayser-Frutschi, presidente e Konferencës së Drejtorëve të Policive Kantonale, një votë “pro” mund të rrezikojë qasjen e Zvicrës në bazat evropiane të të dhënave policore dhe sistemet e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit. Kjo do ta vështirësonte luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Shoqata Zvicerane e Policëve ka paralajmëruar gjithashtu se dobësimi ose humbja e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian mund të ketë pasoja të menjëhershme në punën e përditshme të policisë, duke kufizuar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e vendeve fqinje, transmeton albinfo.ch.
Debati lidhet me iniciativën e promovuar nga partia SVP, e cila synon të kufizojë popullsinë e përhershme të Zvicrës në maksimum 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Mbështetësit argumentojnë se emigracioni i lartë po ushtron presion mbi tregun e banesave, transportin dhe infrastrukturën publike.
Nga ana tjetër, qeveria federale, organizatat ekonomike dhe tashmë edhe përfaqësuesit e policisë paralajmërojnë se kufizimi i emigracionit mund të ndikojë jo vetëm ekonominë, por edhe sigurinë e vendit për shkak të rrezikimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë... -
Edona B. Kelmendi promovon në Cyrih librin “Për ata që s’u kthyen” -
“Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar -
Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj
Jeta në Zvicër
-
Tregu i veturave në Zvicër ngec, por interesimi për automjetet elektrike vazhdon të rritet Sipas të dhënave më të fundit, regjistrimet e automjeteve të reja në Zvicër kanë mbetur në... -
Parlamenti zviceran do të debatojë për konfiskimin e armëve ushtarake të papërdorura -
Një në tre shoferë në Zvicër tejkalon shpejtësinë -
Një muaj pa veturë: Sfida e pazakontë që po provohet në një qytet zviceran -
Turistët e huaj mund të përfitojnë më lehtë nga kthimi i TVSH-së në Zvicër










