Futboll

Dukagjini kundër Luganos në Ligën e Konferencës

Fituesi i Kupës së Kosovës, Dukagjini i Klinës, do të përballet me Luganon e Zvicrës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti për raundin e dytë kualifikues u tërhoq të mërkurën në Nyon të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Lugano e mbylli në vendin e tretë edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës.

Lugano ka përvojë të gjatë në garat evropiane. Në portë te Lugano është portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi.

Për zviceranët paraqiten edhe shqiptarët, Ezgjan Alioski e Uran Bislimi.