Kosova
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes
Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave me kusht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave me postë, të ardhura nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke konfirmuar një mbështetje të fuqishme të diasporës për Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton albinfo.ch.
Sipas rezultateve përfundimtare të votimit me postë, LVV-ja ka siguruar 60,003 vota, apo 72.94 për qind të totalit të votave të numëruara.
Në vendin e dytë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 9,881 vota ose 12.01 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 6,758 vota, që përbëjnë 8.21 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë e katërta me 3,444 vota apo 4.19 për qind.
Rezultati i votave me postë ka ndikuar dukshëm edhe në ndarjen e mandateve parlamentare. Krahasuar me rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar pesë mandate shtesë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas përllogaritjeve aktuale, LVV-ja ka arritur në 53 mandate, ndërsa PDK-ja ka 22 mandate, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7 mandate.
Megjithatë, procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar plotësisht. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë mbetur për t’u numëruar votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, të cilat pritet të kompletojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë Numërimi mbrapsht ka nisur. Më 20 dhe 21 qershor 2026, Kasernenareal në zemër të Cyrihut do... -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave












