Kriza në Ukrainë

Dronë e raketa në drejtim të Rusisë, sulmi më i madh ukrainas që nga fillimi i luftës

Sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë sot kanë përfshirë dronë dhe raketa, në atë që po konsiderohet si sulmi më i madh i Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Sipas raportimeve, mjetet e përdorura mund të kenë qenë raketa të tipit BARS, të cilat dyshohet se mbajnë koka luftarake me peshë nga 50 deri në 100 kilogramë, teksa informacionet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por analizat fillestare sugjerojnë se bëhet fjalë për një përpjekje për të zgjeruar aftësitë e sulmeve në distancë ndaj objektivave në territorin rus.

Përdorimi i raketave krahas dronëve do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në taktikat e sulmeve, pasi raketat kanë shpejtësi më të lartë dhe janë më të vështira për t’u interceptuar krahasuar me shumë mjete pa pilot teksa ato mund të përdoren për të goditur objektiva strategjike, duke përfshirë infrastrukturën ushtarake, qendrat e komandimit ose objekte të tjera me rëndësi.

Raportohet se gati 200 dronë që goditën objektiva rreth kryeqytetit rus.

Katër aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht dhe më shumë se 500 fluturime u anuluan ose u vonuan.