Botërori 2026

Goli i parë i kapitenit në Botëror

Tjetër paraqitje e jashtëzakonshme e Granit Xhakës për Zvicrën

Granit Xhaka është kapiten dhe lider i Zvicrës. Ai bëri edhe një paraqitje spektakolare për Natin.

Zvicra fitoi 4:1 ndaj Bosnje e Hercegovinës, ku bëri një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e ardhshme, shkruan albinfo.ch.

Xhaka bëri një paraqitje spektakolare, duke shënuar në fund nga penalltia, që ishte goli i tij i parë në këtë Botëror.

Sfidën e ardhshme, Zvicra e zhvillon ndaj Kanadasë.