Kosova
Lista Serbe dyshohet për manipulim votash
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është duke zhvilluar hetime për këtë rast
Sot ka përfunduar rinumërimi i votave të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor. Po ashtu sot, gjatë rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga ana e Listës Serbe.
Sipas të dhënave të siguruara nga RTK, janë gjetur shumë fletëvotime të plotësuara me shkrim të njëjtë dhe formë të njëjtë, është përdorur edhe shenja e barazimit e të tjera, në të gjitha komunat me shumicë serbe.
Po ashtu, në listat ku nënshkruhen votuesit para se të shfrytëzojnë të drejtën e votës, është vërejtur nënshkrim i njëjtë në disa raste.
Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.
“KQZ, ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë. Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkangjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme. Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente. Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01. Po ashtuë në Zveçan në vendvotimin: 2905/01”, thuhet në denoncim.
Lidhur me manipulimin e mundshëm të votave në komunat me shumicë serbe, RTK-ja ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila ka konfirmuar se është duke zhvilluar hetime për këtë rast.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është autorizuar Policia e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante, me qëllim të verifikimit nëse ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale në lidhje me këtë rast. Për më shumë detaje nuk mund të ofrojmë informacione, pasi kjo mund të dëmtojë integritetin e procesit hetimor”, kanë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas Propozimi synon të parandalojë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të lëvizin në Kantonin e Cyrihut... -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale













