Botërori 2026
Xhaka shkruan histori me Zvicrën, barazon arritjen e Shaqirit në Botëror
Kapiteni shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në Botërorin 2026, pasi kishte shënuar edhe në edicionet e viteve 2014 dhe 2018, duke hyrë në një listë shumë ekskluzive të futbollit zviceran.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit zviceran, duke u bërë vetëm futbollisti i dytë që arrin të shënojë gol në tre Kampionate Botërore të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova realizoi në Botërorin 2026, pasi kishte gjetur rrugën e rrjetës edhe në edicionet e viteve 2014 dhe 2018.
Me këtë arritje, Xhaka i bashkohet Xherdan Shaqirit, i cili deri më tani ishte futbollisti i vetëm në historinë e Zvicrës që kishte shënuar në tre Botërorë të ndryshëm.
Ky rekord vjen si një tjetër dëshmi e karrierës së jashtëzakonshme të Xhakës, i cili vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares zvicerane dhe një prej futbollistëve shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën Në gjendje kritike, 16-vjeçarja e lënduar nga stuhia në Cyrih lufton për jetën... -
Stuhitë goditën dje Zvicrën, mbi 6.800 vetëtima -
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas











