Lajme
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin 2026, ai do t’i takonte Leo Isenit
Gjilanasi Leo Iseni është shndërruar në një nga figurat më premtuese të sipërmarrjes shqiptare në Zvicër, duke dëshmuar se mërgata shqiptare sot nuk është më vetëm burim remitancash, por edhe burim lidershipi, investimesh dhe suksesi ekonomik.
Shqiptarët e Zvicrës po ecin me hapa të shpejtë drejt zgjerimit të bizneseve të tyre edhe në sektorët prodhues. Nëse dikur emrat shqiptarë identifikoheshin kryesisht me ndërtimtarinë, patundshmërinë dhe gastronominë, sot ata po depërtojnë me sukses edhe në sektorë të tjerë, duke krijuar rrjete të tëra tregtare dhe duke ofruar produkte të prodhuara në fabrikat e tyre.

Në këtë publireportazh ju prezantojmë një biznesmen të ri e kreativ, i cili po bëhet përditë e më shumë një emër i respektuar në botën e biznesit për aftësitë e tij menaxheriale, intuitën në investime dhe vizionin për zhvillimin afatgjatë të kompanive.
Leo Iseni përfaqëson gjeneratën e tretë të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër.
Ai ka lindur në Gjilan, por është rritur në Zvicër. Leo i përket brezit të tretë të një familjeje sipërmarrësish në Zvicër, duke kombinuar kështu përvojën praktike me përgatitjen akademike. Leo Iseni ka përfunduar studimet master në ekonomi, duke marrë titullin EMBA (Executive Master of Business Administration) në FFHS në Zürich.
Prej më shumë se një dekade, ai drejton me sukses biznesin familjar të vetëshërbimeve Spar. Përvoja e fituar ndër vite në menaxhim dhe zhvillim të biznesit familjar e ka ndihmuar të zgjerojë aktivitetin dhe të ndërtojë projekte të reja të suksesshme.
Një nga historitë më të suksesshme të Leo Isenit lidhet me rrjetin e njohur të furrave dhe pasticerive Bäckerei Wälchli në kantonin e Aargaut. Nën drejtimin e tij kompania numëron 12 pika shitjeje dhe fabrikën prodhuese të produkteve ushqimore, kryesisht pastiçeri dhe brumëra.

Kërkesat për produktet e Wälchli, si në pikat e veta të shitjes ashtu edhe përmes furnizimit të rrjeteve të njohura të marketeve në Zvicër, kanë bërë që kompania të rritet vazhdimisht. Ky sukses e ka shndërruar shpejt Leo Isenin në një biznesmen të njohur dhe të respektuar në mesin e mërgatës shqiptare në Zvicër.
Sot, Leo Iseni punëson rreth 200 punëtorë, kryesisht zviceranë dhe dhjetëra të tjerė në Kosovë. Leo Iseni thekson se, krahas zhvillimit të biznesit, i kushton rëndësi të madhe krijimit të një ambienti pozitiv pune, duke u kujdesur që punëtorët të ndihen të vlerësuar, të motivuar dhe të kënaqur me vendin e tyre të punës.
Përveç angazhimit në Wälchli, Leo Iseni menaxhon me sukses edhe një sërë aktivitetesh të tjera biznesore. Familja është pronare e disa pikave Spar Express, minidyqaneve dhe pikave të karburantit, të cilat janë pika të rëndësishme shërbimi për konsumatorët.

Një pjesë e konsiderueshme e produkteve të freskëta të bukës, ëmbëlsirave dhe specialiteteve të përgatitura nga Wälchli furnizon edhe pika të tjera të shitjes. Kompania ofron gjithashtu shërbime catering për evente, ahengje dhe festa familjare, duke krijuar kështu një lidhje të suksesshme ndërmjet prodhimit cilësor dhe rrjetit të shpërndarjes.

Pavarësisht suksesit në Zvicër, lidhja e tij me vendlindjen nuk është zbehur asnjëherë. Përkundrazi, Leo dhe familja e tij kanë zgjedhur që një pjesë të rëndësishme të investimeve t’i kthejnë në Kosovë. Në Kamenicë, familja Iseni ka realizuar një investim të rëndësishëm me fermën Joni Ranch, e cila, përveç restorantit modern, merret edhe me rritjen dhe kujdesin e dhjetëra kuajve të racës së njohur arabe, që ka kthyer Kamenicën, sidomos me nunrin e lartë të kuajve, në një destinacion unik për rajonin.

Krahas angazhimeve profesionale, Iseni investon edhe në shërbim të komunitetit, duke qenë bashkëthemelues i organizatave CH-Apen dhe “Qysh e don shoqnia”, përmes të cilave synon të forcojë lidhjet dhe solidaritetin brenda komunitetit shqiptar.
Historia e Leo Isenit pasqyron transformimin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Nëse dikur shqiptarët identifikoheshin kryesisht me punën fizike, sot një brez i ri sipërmarrësish po merr në pronësi dhe po drejton kompani të rëndësishme zvicerane, duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm ekonomik dhe punëdhënës në shoqërinë zvicerane.

Vlera më e madhe e këtij suksesi nuk matet vetëm me bilancet financiare apo numrin e punëtorëve. Ajo matet me faktin se, edhe pse i rritur në Zvicër, Leo Iseni vazhdon ta mbajë Kosovën në zemër dhe të investojë në vendin prej nga burojnë rrënjët e tija familjare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane -
16-vjeçarja e lënduar rëndë nga stuhia në Cyrih vazhdon të luftojë për jetën













