Lajme
DEZA vazhdon mbështetjen financiare pavarësisht kuzave
"Duke marrë parasysh shkallën e nevojave humanitare, projekti vazhdoi të mbështetej në dobi të popullsisë që po vuan"
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC) vazhdoi t’u paguante miliona dollarë Mjekëve pa Kufij në Çad pavarësisht akuzave për abuzim, trnsmeton albinfo.ch.
Organizata nisi një hetim të brendshëm në fund të vitit 2024 për akuzat për shfrytëzim seksual në kampin e refugjatëve Adré dhe identifikoi 59 raste të sjelljes së keqe, sipas “NZZ am Sonntag” . Tetëmbëdhjetë punonjës u pushuan nga puna.
DEZA mësoi për akuzat që në nëntor 2024 dhe megjithatë vazhdoi të financonte projektin. Gati shtatë milionë franga zvicerane u derdhën në projektin e ndihmës në vitet 2024 dhe 2025.
“Duke marrë parasysh masat e shpallura në atë kohë nga Mjekët pa Kufij Zvicër dhe shkallën e nevojave humanitare, projekti vazhdoi të mbështetej në dobi të popullsisë që po vuan”, shkroi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) në përgjigje të një kërkese nga “NZZ am Sonntag”.
DEZA tani po shqyrton masa shtesë dhe është në kontakt të ngushtë me organizatën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse











