Botërori 2026
Spanja shkon në çerekfinale pas dramës me Portugalinë
Spanja ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 pas një fitoreje dramatike ndaj Portugalisë me rezultat 1:0. Heroi i ndeshjes ishte Mikel Merino, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 91-të, duke i dhënë skuadrës së Luis de la Fuente kualifikimin.
Përballja mes dy rivalëve iberikë në stadiumin e Dallasit ishte e luftuar dhe me shumë tension. Pjesa e parë solli një lojë më të hapur, me të dyja skuadrat që patën raste të mira shënimi, por portierët dhe mungesa e saktësisë bënë që ekipet të shkonin në pushim me rezultatin 0:0.
Spanja ishte pranë golit në minutën e 8-të, kur Mikel Oyarzabal doli përballë portierit portugez Diogo Costa, por goditja e tij përfundoi jashtë. Portugalia reagoi dhe pati rastin më të mirë në fundin e pjesës së parë, kur Nuno Mendes goditi traversën pas një aksioni nga goditja e këndit.
Në pjesën e dytë, ritmi ra disi dhe ndeshja dukej se po shkonte drejt vazhdimeve. Portugalia u përpoq të ushtronte presion, ndërsa Spanja kërkonte hapësira përmes posedimit të topit dhe aksioneve të shpejta.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 91-të. Pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar shpejt, Ferran Torres dha një pasim të shkëlqyer në thellësi për Mikel Merinon, i cili doli i vetëm përballë portierit Diogo Costa dhe realizoi për 1:0.
Portugalia tentoi të barazonte në minutat e fundit dhe Bernardo Silva pati një mundësi të artë me kokë në shtesë, por topi përfundoi mbi portë.
Me këtë fitore, Spanja kalon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes SHBA-së dhe Belgjikës. Ndeshja e radhës për “Furinë e Kuqe” do të zhvillohet më 10 korrik.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












