Botërori 2026

Spanja mposht Belgjikën dhe siguron gjysmëfinalen

Në gjysmëfinalen e 14 korrikut Spanja do të përballet me Francën

Spanja ka mposhtur Belgjikën 2:1 në ndeshjen që u zhvillua sonte në Los Angeles. Fitoren ja siguroi Mikel Merino i cili u inkuadrua në lojë në fundin e ndeshjes dhe shënoi golin vendimtar për Spanjën, i cili i siguroi asaj gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Në gjysmëfinalen e 14 korrikut Spanja do të përballet me Francën.

Ishte Fabian Ruiz ai që shënoi për 1:0 në të mirë të Spanjës në minutën e 30-të, ndërsa Charles De Ketelaere në minutën e 41-të, realizoi për 1:1.

Spanja ishte dukshëm më e mirë në këtë ballafaqim dhe tentoi më shumë. Por, ishte Merino që u inkuadrua në minutën e 86-të dhe shënoi dy minuta më vonë, për golin e fitores dhe avancimin në gjysmëfinale të ngjarjes globale.