Kosova

Nuk ka pritje të gjata për hyrje në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar se në pikat kufitare në hyrje të vendit nuk janë regjistruar pritje të gjata.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata janë tek pikat: Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, nga 10 deri në 15 minuta, transmeton albinfo.ch.

Në pikat e tjera në hyrje dhe dalje të vendit janë regjistruar pritje nga 3 deri në 5 minuta.