CH-Ballkani
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi “vende të sigurta”
Kancelarja Merkel tha se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të azilkërkuesve
Tri shtetet ballkanike, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë vlerësuar si “vende të sigurta të origjinës” nga autoritetet gjermane, që nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve më nuk kanë asnjë shansë për marrjen e statutit të refugjatit në Gjermani. Vendimin e ka marrë kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve gjermane .
Autoritetet janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të imigrantëve, dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për ta, raporton AP.
Kancelarja Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur.
Rrjedhimisht, sipas REL, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.
Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale. Shumica e atyre që po ikin nga zonat e luftës në Sirti dhe shtetet tjera të Lindjes së Mesme, e kanë pikësynim Gjermaninë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova nis sot procesin zgjedhor me votimin e diasporës në 18 shtete Kosova hyn sot zyrtarisht në fazën e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me hapjen e... -
Osmani për mërgatën: Ju nuk jeni mysafirë, por shtyllë e shtetit të Kosovës -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër













