Botërori 2026
Dominim edhe në çmime nga Spanja
Çmimi më i rëndësishëm individual, “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë të Botërorit, iu dha mesfushorit Rodri
Spanja nuk dominoi vetëm në fushë, por edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve individuale të Kupës së Botës 2026.
Pas triumfit në finalen ndaj Argjentinës, kampionët e rinj të botës rrëmbyen tre nga vlerësimet më prestigjioze të turneut, transmeton albinfo.ch.
Çmimi më i rëndësishëm individual, “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë të Botërorit, iu dha mesfushorit Rodri, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit të Spanjës me paraqitjet e tij gjatë gjithë turneut.
Edhe portieri Unai Simón u vlerësua me “Dorezën e Artë”, si portieri më i mirë i kompeticionit, pasi ishte vendimtar në rrugëtimin e Spanjës drejt trofeut dhe e mbylli turneun me paraqitje të shkëlqyera.
Ndërkohë, talenti Pau Cubarsí fitoi çmimin “Lojtari më i Mirë i Ri”, duke konfirmuar statusin e tij si një nga zbulimet më të mëdha të këtij Botërori.
I vetmi çmim që nuk shkoi për Spanjën ishte “Këpuca e Artë”, e cila iu dorëzua Kylian Mbappe si golashënuesi më i mirë i turneut me 10 gola të shënuar.
Në krahun tjetër, Lionel Messi e mbylli Botërorin pa asnjë çmim individual. Kapiteni i Argjentinës nuk arriti të përsëriste suksesin personal të katër viteve më parë dhe, pavarësisht mbërritjes në finale me kombëtaren e tij, nuk u përfshi mes fituesve të asnjë prej vlerësimeve kryesore.
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













