Lajme
Kriza e Volkswagen prek edhe Zvicrën
Mbyllja e një fabrike në St. Gallen do të lërë pa punë 110 persona, ndërsa industria zvicerane e furnizuesve të automobilave përballet me pasojat e rënies së prodhimit në Gjermani
Kriza që po kalon gjiganti gjerman Volkswagen po ndikon gjithnjë e më shumë edhe në ekonominë zvicerane. Grupi industrial SFS, me seli në kantonin St. Gallen, ka njoftuar se do të mbyllë fabrikën e tij në Flawil deri në fund të vitit 2027, duke shkurtuar 110 vende pune. Fabrika prodhon komponentë precizë për industrinë automobilistike gjermane, e cila po përballet me rënie të kërkesës, transmeton albinfo.ch.
Vështirësitë e Volkswagen lidhen me rënien e shitjeve në tregun kinez, kapacitetet e tepërta të prodhimit në Evropë dhe sfidat në strategjinë për automjetet elektrike. Sipas raportimeve, kompania mund të detyrohet të shkurtojë deri në 120 mijë vende pune, si pjesë e një ristrukturimi të thellë.
Pasojat ndihen edhe në Zvicër, ku industria e furnizuesve të automobilave punësonte rreth 32 mijë persona sipas të dhënave të vitit 2023. Ekspertët vlerësojnë se ky numër tashmë ka filluar të bjerë, pasi prodhimi më i ulët i automjeteve nënkupton kërkesë më të vogël për komponentë dhe pajisje industriale.
Përveç rënies së porosive, furnizuesit zviceranë përballen edhe me presion të madh mbi fitimet. Prodhuesit gjermanë kanë kërkuar çmime më të ulëta nga partnerët e tyre për të kompensuar humbjet. Megjithatë, presidenti i shoqatës industriale Swissmem, Martin Hirzel, beson se ristrukturimi i Volkswagen mund të sjellë përfitime afatgjata, nëse kompania rikthehet në rentabilitet dhe rifillon të paguajë çmime më të drejta për furnizuesit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













