Lajme
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje
Dy persona fituan çështjen në Strasburg pasi autoritetet zvicerane nuk u siguruan ushqim në përputhje me bindjet e tyre etike. Zvicra do t’u paguajë 16 mijë euro dëmshpërblim
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Zvicrën për mosrespektimin e të drejtave të dy personave, të cilëve nuk iu ofrua ushqim vegan gjatë qëndrimit në institucionet shtetërore.
Njëri prej paditësve kaloi pothuajse një vit në paraburgim në një burg në Gjenevë, ndërsa tjetri u shtrua në mënyrë të detyrueshme në një spital psikiatrik në kantonin Vaud. Të dy kishin kërkuar ushqim plotësisht vegan, por kërkesat e tyre nuk u morën parasysh, transmeton albinfo.ch.
Në vendimin e saj, Gjykata në Strasburg vlerësoi se institucionet përgjegjëse nuk arritën të siguronin ushqim që ishte në përputhje me bindjet etike të dy personave, duke konstatuar shkelje të të drejtave të tyre sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Si rezultat i vendimit, Konfederata Zvicerane është obliguar t’u paguajë paditësve gjithsej 16 mijë euro, ose rreth 14.800 franga zvicerane, si dëmshpërblim për dëmin moral.
Rasti pritet të shërbejë si një precedent i rëndësishëm për mënyrën se si institucionet publike në Zvicër duhet të trajtojnë kërkesat për dieta të lidhura me bindjet etike dhe filozofike të personave që ndodhen nën kujdesin ose mbikëqyrjen e shtetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane














