Kosova
Nis aksioni për rrënimin e 11 villave në pronën e Ibër-Lepencit në Ujman
Aksion në Ujman: Policia asiston rrënimin e 11 shtëpive të pushimit
Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e së mërkurës asistimin në një aksion për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazha e Shqiptarëve”, në Ujman, në komunën e Zubin Potokut, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se aksioni ka filluar rreth orës 07:00, me kërkesë të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, deklaroi Elshani.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me arsyet e rrënimit apo statusin ligjor të objekteve, ndërsa aksioni po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival












