Kosova
Kosovë: 6 viktima në pak ditë nga aksidentet
Eksperti ngre alarmin pas aksidenteve tragjike: Kosova nuk ka strategji për sigurinë rrugore
Vetëm brenda pak ditësh, gjashtë persona kanë humbur jetën në aksidente të rënda trafiku në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet për sigurinë në rrugë. Seria e ngjarjeve tragjike ka nxitur thirrje për masa konkrete dhe një qasje më serioze nga institucionet përgjegjëse, përcjell albinfo.ch.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, vlerëson se përveç shtimit të qarkullimit gjatë sezonit veror, një ndër problemet kryesore mbetet mungesa e një strategjie të mirëfilltë për sigurinë rrugore.
Sipas tij, fluksi i bashkatdhetarëve gjatë muajve korrik dhe gusht rrit ndjeshëm ngarkesën në rrugë, por kjo nuk mund të jetë arsyeja e vetme për numrin e madh të aksidenteve.
“Duhet të hartohet një strategji e qartë për sigurinë rrugore dhe më pas të zbatohet. Kosova ende nuk ka një ligj të posaçëm për sigurinë rrugore, ndërsa mungojnë edhe institutet dhe agjencitë që do të analizonin shkaqet e aksidenteve dhe do të propozonin masa parandaluese”, tha Dedaj në emisionin “Ora 7”.
Ai theksoi se faktori njerëzor mbetet shkaktari kryesor i aksidenteve me pasoja fatale.
“Studimet evropiane tregojnë se rreth 85 për qind e aksidenteve shkaktohen nga faktori njeri. Faktori rrugë ndikon me 8 deri në 10 për qind, automjeti me 3 deri në 5 për qind, ndërsa pjesa tjetër lidhet me menaxhimin e sigurisë rrugore dhe faktorë të tjerë të paparashikueshëm”, u shpreh ai.
Dedaj shtoi se në Kosovë shpejtësia e lartë vazhdon të jetë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me viktima, ndërsa sinjalizimi i dobët dhe problemet me infrastrukturën rrugore e rëndojnë edhe më tej situatën.
Sipas tij, ndryshe nga praktikat në vendet evropiane, në Kosovë shpesh mungojnë analizat dhe ndërhyrjet konkrete në pikat ku aksidentet përsëriten, çka e bën edhe më të vështirë parandalimin e tragjedive të ngjashme në të ardhmen. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival













