Lajme
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë
Fluksi i madh i pushuesve ka shkaktuar bllokime të gjata në hyrjen veriore të tunelit, ndërsa TCS u rekomandon shoferëve të përdorin rrugë alternative.
Drejtuesit e automjeteve që po udhëtojnë drejt jugut të Zvicrës po përballen me kolona të gjata në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit, kolona para Göschenenit ka arritur në rreth 18 kilometra, ndërsa pritjet për të kaluar tunelin zgjasin deri në tre orë.
Për shkak të fluksit të madh të trafikut, organizata zvicerane e automjeteve TCS u rekomandon udhëtarëve që, nëse është e mundur, të përdorin rrugë alternative. Ndër opsionet e sugjeruara janë kalimi përmes qafës së Simplonit, transporti i automjeteve përmes qafës së Lötschbergut ose rruga përmes qafës së Shën Bernardit të Madh.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të planifikojnë udhëtimin me kohë dhe të llogarisin vonesa të konsiderueshme gjatë ditëve në vijim. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival












