Lajme
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale
Pas javësh me vapë rekord, meteorologët paralajmërojnë net më të freskëta që do të sjellin lehtësim për banorët.
Pas disa javësh me temperatura rekord dhe net tropikale, moti në Zvicër po sjell më në fund një lehtësim të mirëpritur, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse temperaturat gjatë ditës do të vazhdojnë të mbeten të larta, meteorologët bëjnë të ditur se netët do të jenë dukshëm më të freskëta.
“Është një lehtësim i vërtetë pas javëve të fundit”, tha meteorologu Peter Wick.
Sipas tij, në disa rajone temperaturat gjatë natës pritet të zbresin deri në 15 gradë Celsius në ditët në vijim, duke krijuar kushte shumë më të favorshme për gjumë dhe pushim.
Rënia e temperaturave gjatë natës vjen pas një periudhe kur Zvicra u përball me një valë të fuqishme të nxehti, gjatë së cilës netët u cilësuan si “tropikale”, pasi temperaturat nuk zbrisnin nën 20 gradë Celsius. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla Shoqatat e vogla në disa kantone të Zvicrës përballen me një barrë të madhe administrative, pasi... -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli













