Shqipëria
A do ta bëjë Shqipëria shërbimin e detyrueshëm ushtarak?
Rikthimi i shërbimit të detyruar ushtarak ishte një nga temat e nxehta për të cilat ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet nga A2CNN, gjatë lidhjes nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel.
Nisur edhe nga një deklaratë e homologut të tij serb, Millosh Vuçeviq, që në fillim të vitit njoftoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët me afat 4-mujor, Peleshi tha se ka një hap tjetër që Shqipëria do të ndërmarrë para se të nisë ky diskutim.
Ministri i Mbrojtjes zbuloi se qeveria ka gati një ligj që do t’i hapë rrugën krijimit të forcës rezerviste përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Kjo forcë pritet të përbëhet nga 2200 deri në 2400 anëtarë dhe baza e saj do të jetë në Elbasan.
“Ka një hap tjetër para se të shkojmë në hapjen e këtij diskutimi, që është forca rezerviste. Përveç ushtrisë profesioniste që kemi ne na mungon një forcë rezerviste që na mungon tani. Një forcë rezerviste që na mungon tani. Kemi hartuar një ligj që do të miratohet shumë shpejt në qeveri dhe parlament për krijimin e forcës rezerviste. Duke filluar nga vjeshta e këtij viti do të kemi kontingjentin e parë të forcës rezerviste që e mendojmë në Elbasan. Më pas, ky numër do të shkojë deri në 2 mijë apo 2200, maksimumi i parashikuar. Forca rezerviste mbi baza vullnetare, trupa të shtuar për 2 apo 4 javë aty ku parashikohet në domeine të ndryshme”, tha Peleshi.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso











