Lajme

A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

Ekspertët paralajmërojnë se në të ardhmen çmimi mund të arrijë deri në 2 franga për litër

Rritja e fundit e çmimit të benzinës në Zvicër nuk është e pazakontë, sipas Touring Club Suisse (TCS).

Organizata thotë se çmimet aktuale thjesht po rikthehen në nivelet që kanë qenë të zakonshme në periudhën 2010–2015.

Sipas TCS, gjatë dy viteve të fundit qytetarët janë mësuar me çmime më të ulëta, rreth 1.50 franga për litër, prandaj rritja e shpejtë aktuale po krijon përshtypjen se benzina është bërë shumë më e shtrenjtë, transmeton albinfo.ch.

Ekspertët paralajmërojnë se në të ardhmen çmimi mund të arrijë deri në 2 franga për litër, megjithëse kjo nuk do të ishte një rekord, pasi në vitin 2022 çmimet kishin kaluar edhe 2.20 franga për litër.