Bota
A do të hiqen vinjetat në Evropë?
Kundërshtarët e kësaj thonë se vinjetat janë një mënyrë më e mirë për të mbledhur taksat, ndërsa ndërtimi i sistemeve të këtilla kërkon investime të mëdha fillestare
Komisioni Evropian është duke përgatitur një propozim për të hequr vinjetat nëpër autostrada, sipas të cilit veturat do të paguajnë vetëm në bazë të nivelit të gazrave të liruara. Në praktikë, kjo ndoshta do të thotë fundi i sistemit të vinjetave të cilat përdoren në shumicën e vendeve evropiane.
Informacioni u konfirmua nga Shoqata Evropiane e Automobilave (ACEA), e cila tha se planet do të caktojnë normat sipas nivelit të emisioneve, për aq kohë sa ato janë të bazuara në kosto reale.
Ideja është për të ruajtur fondet afërsisht të njëjtin nivel si më parë, por që të ndahen në mënyrë që automjetet me motorë të vogël dhe ekonomik të paguajnë më pak dhe ato më të mëdha do të paguajnë më shumë, përcjell albinfo.ch.
Çdo direktivë e re evropiane gjithashtu nuk do të detyrojë shtetet individuale të miratojnë skema të veçanta për tarifave.
Kundërshtarët e kësaj thonë se vinjetat janë një mënyrë më e mirë për të mbledhur taksat, ndërsa ndërtimi i sistemeve të këtilla kërkon investime të mëdha fillestare.
Propozimi si i tërë duhet të jetë lëshuar më 31 maj, pasi që për të përkthyer direktivën do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













