Kosova
A do të jetë Kosova pjesë e Eurovisionit në vitin e ardhshëm?
Televizioni publik i Kosovës ka njoftuar se po bën përgatitjet për realizimin e Festivalit të Dytë të Këngës teksa edhe këtë vit në krye të këtij Festivali është emëruar drejtor Adrian Krasta.
Mirëpo a do të përfaqësohet kënga fituese në Eurovision?
RTK ka njoftuar se së shpejti do të paraqesë aplikimin e saj në EBU që kënga fituese ta përfaqësojë Kosovën në Eurovision, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi optimistë që kënga fituese e festivalit të dytë me radhë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Për këtë çështje është punuar në vazhdimësi nga bordi dhe menaxhmenti i RTK-së dhe është arritur të sigurohet përkrahje nga shumë vende, por në anën tjetër, ka edhe pengesa të vazhdueshme për shkaqe politike nga disa vende mosnjohëse të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











