Kosova
A do të ketë sivjet dasma në Kosovë, flet kryetari i Odës Ekonomike
Organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim është një nder hallkat e rëndësishme te qarkullimit monetar qe krijohet ne ekonominë e Kosovës,
Nga masat e marra, ka pasur edhe shume reagime sa i përket anulimit të ceremonive, si fejesat, dasmat, ditëlindjet, etj. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se ka marrë shumë kërkesa për sqarime nga bizneset që organizojnë evente të tilla.
“Këto ditë kam pranuar dhjetëra kërkesa nga pronarë të sallave të dasmave, hoteleve, kompanive që merren me dekorime, kreatore, shitës të veshmbathjeve, kompani që organizojnë ngjarje, kameramanë, etj. dhe dua t’i jap disa sqarime për pritjet që mund t’i kemi në raport me organizimet e dasmave dhe ahengjeve, sidomos për këtë verë”, theksoi Rukiqi.
Sipas tij, organizimi i dasmave dhe ahengjeve pa dyshim është një ndër hallkat e rëndësishme të qarkullimit monetar që krijohet në ekonominë tonë, sidomos gjate muajve te verës, pasi qe ndërlidh mijëra kompani dhe individë te cilët një pjesë të konsiderueshme të stabilitetit financiar dhe mbijetesës në biznes, e kanë të lidhur me këto organizime.
“Pra nuk janë vetëm sallat e dasmave, por janë edhe tregtia me shumice, tregtia me pakice, patundshmëria, bizhuteritë, muzicientet, shërbimet estetike, sektori i veshmbathjeve, fotografet, kameramanët, etj”, ka thënë Rukiqi.
Kreu i OEK, tha se edhe një pjese e mirë e vizitave te diasporës është e lidhur me pjesëmarrjen ne ahengjet familjare, dhe se plani i largimit te masave kufizuese nuk e parasheh largimin e kufizimit për organizim te ahengjeve dhe dasmave ne 3 fazat e para, por as nuk nënkupton që në këtë faze ka vendim që nuk do të organizohen fare.
Ai tha se vendim do të ketë në varësi të situatës epidemiologjike. “Nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale që do të na përcjellë për një kohe me te gjate, që praktikisht e pamundëson mbledhjen e një numri te madh te njerëzve ne një vend, atëherë duhet te ulemi me te gjithë akteret e lartcekur dhe te bëjmë një plan për: mundësitë e kompensimit te dëmeve, shtyrjen e kontratave me klientët, lehtësirat tatimore, programimet e borxheve re krijuara për kostot fikse, etj”, shtoi tutje ai.
Rukiqi thotë se, nga java tjetër do t’i takojë shumë nga pronarët e bizneseve të tilla, për te diskutuar situatën e vështire nëpër të cilën po kalojnë dhe zgjidhjet alternative për çdo situate që mund te krijohet.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











