Lajme
A do të miratohet vaksina me vetëm një dozë
Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë të enjten të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19, një alternativë më e thjeshtë që mund të rrisë numrin e kufizuar të vaksinave
Vaksina e kompanisë J & J ishte e sigurt dhe ofronte mbrojtje të fortë ndaj rasteve të moderuara deri serioze me COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi masiv ndërkombëtar. Ajo nuk dukej aq e fortë sa vaksinat konkurruese me dy doza Pfizer dhe Moderna – një përfundim që mund të ketë të bëjë më shumë me perceptimin sesa realitetin, duke pasur parasysh ndryshimet në mënyrën se si u testuan ato.
Por Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po u kërkon këshilltarëve të saj të pavarur të debatojnë publikisht mbi të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën me një dozë, në të njëjtën mënyrë si konkurrentet e saj u analizuan deri në detajet më të vogla, para se të vendosë nëse do t’i hapë dritën e gjelbër një alternative të tretë në Shtetet e Bashkuara, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Dr. Peter Marks, shefi i vaksinave të FDA-së, ka tërhequr vëmendjen që të mos bëhen krahasime para se të jenë në dispozicion të gjitha të dhënat. “Me një nevojë kaq jetike për ta vënë nën kontroll këtë pandemi, mendoj se nuk mund të injorojmë asnjë instrument të mundshëm për ta luftuar atë”, i tha ai Shoqatës Amerikane Mjekësore javën e kaluar.
“Duhet të bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që të identifikojmë grupet që do të përfitonin më shumë nga secila prej këtyre vaksinave dhe t’i përdorim ato në mënyrën më të përshtatshme”, tha ai.
E-Diaspora
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital Pianistja Anila Aliu do të paraqitet me një koncert recital në Chicago të SHBA-së, përcjell albinfo.ch....
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?