Lajme
A do të ndikojnë ndryshimet klimatike në turizmin në Evropën Juglindore?
Vendet e Mesdheut po përballen me temperatura të larta e zjarre që nga fillimi i verës.
Përkundër kësaj, turizmi shënon ende shifra rekord edhe këtë vit në vendet e pushimeve si Spanjë, Greqi dhe Itali, shkruan DW.
“Deri tani nuk është duke u vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e turistëve për shkak të ndryshimit të klimës,” thotë profesori i turizmit, Stefan Gössling, nga Universiteti i Linnaeus-it në Kalmar të Suedisë.
Në Itali pritet rekord i turistë, ndërkohë që në Spanjë ka rezervime në hotele si gjithmonë.
Shoqata Gjermane e Udhëtimeve thotë se edhe këtë vit, vendet e Mesdheut mbesin destinacioni i preferuar për pushime, përcjell albinfo.cch.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Evropian i Udhëtimeve, tregojnë se Franca, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të preferuara europiane për turizëm. Greqia dhe Kroacia pasojnë duke zenë vendin e pestë dhe të gjashtë.
“Pjesa më e madhe e turistëve kanë harresë kronike. Bregdeti me diell, moti i ngrohtë, mikpritja e vendasve si dhe mundësitë dhe vendet interesante janë shumë tërheqëse. Prandaj edhe në të ardhmen shumë pushues do të duan t’i kalojnë pushimet në rajone që ndodhen në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit”, thotë Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor në Fondacionin e çështjeve të së ardhmes në Hamburg.
Por ekspertët thonë se se pasojat e ndryshimit të klimës do të prekin edhe turizmin e vendeve mesdhetare, shkruan DW.
“Do të ketë ndryshime graduale. Me siguri që në Spanjë, Itali dhe Greqi do të përdoren më shumë sezonet e tjera. Autorët e një studimi të Komisionit të BE-së, botuar së fundmi, thonë se rajonet jugore “do të konfrontohen me rënie të turizmit”, thotë Profesor Gössling.
Atrakiviteti i Europës Juglindore si rajon turistik do të bjerë gjatë periudhës së verës. Kurse Evropa Veriore dhe e Mesme mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës duke rritur forcën tërheqëse për turistët, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të ndodhë shumë më shpejt se mendohet, fillimisht si plotësim dhe jo zëvendësim për destinacionet mesdhetare.
“Në 20 vitet e ardhshme më shumë turistë do t’i kalojnë pushimet në male dhe jo në plazhet e Majorkës, Ballermann. Udhëtimet në qytete do të bëhen më shpesh për në Reykjavik, Talin ose Kopenhagë dhe më rrallë në Athinë, Venecia apo Barcelona. Për t’u përshtatur me kushtet e ndryshuara, kërkohet “punë strategjike përshtatjeje” e cila nuk është bërë nga shumë vende jugore, thotë studiuesi i turizmit, Stefan Gössling, shkruan DW.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











