Lajme
A do të ndikojnë zgjedhjet e parakohshme në Francë në Lojërat Olimpike?
Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo ka deklaruar se ajo po e ka “të vështirë ta kuptojë” vendimin e Presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje parlamentare disa javë përpara se qyteti të presë Lojërat Olimpike.
Lojërat do të fillojnë më 26 korrik, pak më shumë se dy javë pas raundit të dytë të votimit më 7 korrik.
Anne Hidalgo, e cila është gjithashtu anëtare e Partisë Socialiste, e quajti këtë veprim “një goditje më shumë” nga presidenti.
Presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach, ndau një mendim më pozitiv, duke thënë se Franca ishte “mësuar me mbajtjen e zgjedhjeve” dhe të gjitha partitë mbështesin garën.
“Unë nuk kam asnjë tregues se ky unitet do të prishet tani vetëm disa ditë para hapjes së Lojërave Olimpike”, deklaroi ai.
Shefi i Paris 2024, Tony Estanguet tha se ekipi i tij ishte “më i vendosur se kurrë” për t’i bërë Lojërat të ishin një sukses i madh.
“Kanë qenë rreth 10 zgjedhje që kur kemi paraqitur kandidaturën për Olimpiadën dhe kemi kuptuar se si të punojmë me aktorët publikë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














