Lajme
A do të ndryshojnë modelin e pushimeve ndryshimet klimatike?

A ka një të ardhme vera klasike në Mesdhe? Është kjo pyetja që i bëjnë vetes qytetarët në kërkim të çlodhjes, pushimet e të cilëve u prekën këtë vit nga temperaturat mbi 40 gradë, zjarret e përmasave të frikshme , dhe anulimet e fluturimeve për shkak të tyre ne rajonin e Europës Jugore.
Industria e turizmit që sjell një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e brendshëm bruto të kontinentit të vjetër, mund të ekspozohet ndaj barrave të konsiderueshme për shkak të ndryshimeve klimatike.
Shqetësimet i mbështet edhe një studim i komisionit europian më fakte dhe shifra. Studimi i kryer nga analisti i ndikimeve të klimës dhe politikave të përshtatjen në Komisionin Europian, Garcia León, zbulon një model të qartë të orientimit të turizmit nga jugu drejt veriut në Europë, me rajonet veriore që po përfitojnë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ato jugore që po përballen më rënie të kërkesës.
Megjithatë ekspertët e industrisë thotë se fokusi i pushuesve në Europë do të zhvendoset shumë gradualisht, me Greqinë, Spanjën dhe Italinë që vijonë të mbeten destinacionet e preferuara.
“Nuk do të një rënie dramatike e kërkesës, por një ndryshim gradual. Francezët për shembull, të cilët kanë e kanë vuajtur shumë vapën këtë verë do të drejtohen drejt destinacioneve më të freskëta gjatë muajve të verës, si në veri të Francës, ashtu edhe në Europën Veriore. Por kjo nuk do të thotë se turizmi do të dështojë në vende si Greqia, Spanja dhe Italia. Sezoni nuk do të kufizohet më në korrik dhe gusht, por do të shtrohet edhe në pranverë dhe vjeshtë,” shprehet Jean-Pierre Mas, President i shoqatës së agjencive turistike, Francë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Evropa vijon të tjerë rajoni më i vizituar në botë, sipas vlerësimeve të organizatës botërore të turizmit.
Në 2020, kontinenti gjeneroi 41 për qind të të gjithë arkëtimeve nga turizmi dhe regjistroi 51 për qind të të gjithë të ardhurve nga jashtë, ekuivalent i 582 milion turistëve.
E-Diaspora
-
Nëntë kompani të IT-së nga Kosova, në panairin “DMEXCO 2023” në Gjermani Mësohet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e...
-
Cyrih: Inxhinieri shqiptar, emër suksesi në kompaninë e njohur “Terra Vermessungen” AG
-
WORKSHOP PËR PËRGATITJEN E PENSIONIT
-
Francë: Regjisorja dhe aktorja shqiptare që përmes filmave i jep zë Kosovës
-
Gramoz Krasniqi, me aftësi të kufizuara, yll në skenat gjermane
Jeta në Zvicër
-
Pika e re e përkohshme për të varurit nga droga në Cyrih Qyteti i Cyrihut ka shpallur një pikë kontakti të përkohshme për të varurit nga droga në...
-
Ndalohet reklamimi i duhanit në mediat e shkruara në Zvicër
-
Dy universitete zvicerane renditen në mesin e 10 më të mirëve të Evropës
-
Vdes një rekrut pas stërvitjes në ushtrinë zvicerane
-
Kjo është komuna më e mirë në Zvicër