Futboll
A do të nënshkruajë Kumbulla kontratë pesë vjeçare me Romën
Roma raportohet se është rrugës për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Marash Kumbullën nga Verona si dhe nuk do të dorëzohet për të arritur marrëveshje edhe për Chris Smallingun e Manchester United.
Sky Sport Italia ka treguar që Kumbulla është pajtuar me një kalim të Roma dhe pritet që të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2025, ku do të largohet nga Verona me obligim blerjen.
Raportet në mediat italiane tregojnë që ata po ashtu nuk janë dorëzuar dhe pritet që ta sjellin në skuadër ish përfaqësuesin e Kombëtares Angleze, Smalling, në kryeqytetin italian.
Shqiptari 20 vjeçar ka luajtur 28 ndeshje garuese për Veronën dhe do të kalojë në Romë në marrëveshje të përhershme verën e ardhshme për 30 milionë euro.
Pavarësisht ardhjes se Kumbullës kjo nuk do të ndikojë në transferimin e Smalling i cili pati paraqitje të shkëlqyer në Olimpico vitin e kaluar.
Këtë e ka konfirmuar gazetari më i besuar në transfere, Fabrizio Romano.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve













