Bota
A e dini në cilat vende është paga më e lartë minimale?
Shtetet evropiane kryesuan 5-shen kryesore, ndërsa Brazili, Greqia dhe Argjentina ishin vendet me pagën më të ulët minimale
Ku duhet të zhvendosen punëtorët që të përfitojnë pagën më të mirë minimale? Sipas të dhënave të institutit gjerman Socialwissenschatfliches (WSI), që krahason pagat në vende të ndryshme në bazë të paritetit të fuqisë blerëse, përgjigja është Australia apo Luksemburgu.
Norma për orë në Australi është ekuivalente me 9.47 euro, thuajse 6 herë më e madhe se e Rusisë, që arrin në 1.64 euro, matur në bazë të paritetit të fuqisë blerëse. Shtetet evropiane kryesuan 5-shen kryesore, ndërsa Brazili, Greqia dhe Argjentina ishin vendet me pagën më të ulët minimale.
Në hartën e Evropës, Shqipëria renditet nga fundi me 1.03 euro për orë, poshtë Greqisë, që arrin në 3.39 euro. Mbështetja e punëtorëve me pagë të ulët përbën një objektiv kryesore për qeveritë në të gjithë botën, ndërkohë që kriza financiare ka përkeqësuar pabarazinë në shumë vende. Ndërkohë që paga minimale ofron një rrugë jashtë varfërisë, ka shumë debate politike në lidhje me këtë, transmeton ‘Scan’.
Së fundmi, Spanja bëri të ditur se paga minimale do të rritet me 22% në vitin 2019, që është rritja më e madhe vjetore në 40 vite, përcjell albinfo.ch.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi i tij do të rrisë kufirin gjithashtu. Ata në favor të rritjes thonë se bizneset kanë përgjegjësi që të paguajnë punëtorët mjaftueshëm, ndërsa personat kundër argumentojnë se rritja e pagës minimale do të rrezikojë vendet e punës dhe dëmtojë sipërmarrjen.
Studimet akademike kanë qenë të ndryshme, duke vënë në dyshim parimet që rritja e pagës minimale ul vendet e punës dhe orët e ofruara për punëdhënësit, por kanë vlerësuar gjithashtu dëmin drejt bizneseve të vogla dhe ndikimin në rritjen e çmimeve.
Shumë prej punëtorëve që bien në këtë kategori punojnë në sektorin e shërbimeve, ku është e lehtë që të kalohet rritja e pagës te konsumatorët nëpërmjet rritjes së çmimeve.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













