Kosova
A i plotëson Vjosa Osmani kriteret për presidente?
Avokati Taulant Hodaj ka komentuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i kërkoi opozitës të propozojë tre kandidatë për president të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Hodaj ka vlerësuar si hap pozitiv sinjalin e fundit të VV-së për t’u tërhequr nga dy kandidaturat e saj dhe për t’i hapur rrugë propozimeve nga partitë opozitare PDK dhe LDK.
“Megjithatë, ende ka hapësirë për zgjidhje. E shoh si një hap pozitiv sinjalin e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u tërhequr nga dy kandidaturat dhe për t’u hapur rrugë propozimeve nga opozita PDK dhe LDK. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”, ka shkruar Hodaj.
Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje minimale politike.
“Kosova ka nevojë për një President/e, për një Kuvend funksional dhe për një Qeveri me mandat të plotë dhe kjo arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje politike minimale në interes të shtetit. Besoj që tre kandidatura serioze të propozuara nga opozita mund të gjenden pa vështirësi. Një nga emrat që i plotëson kriteret është Vjosa Osmani, por ka edhe figura të tjera të denja”, ka theksuar ai.
Ndërkohë, opinionisti Visar Xani ka publikuar në rrjete sociale tre emra që sipas tij do të duhej të propozoheshin për postin e të parit të shtetit.
“Tre emrat që do duhej të propozoheshin: Vjosa Osmani, Vlora Çitaku, Ramush Haradinaj”, ka shkruar Xani./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin Influencuesi Mirco Casorelli pretendon se komentet e tij ishin satirë, ndërsa autoritetet dhe Federata e Futbollit... -
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind -
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik
Jeta në Zvicër
-
Italia pranon sërish kthimin e azilkërkuesve, përfundon bllokada katërvjeçare me Zvicrën Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së për azilin, Italia ka sinjalizuar se... -
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore












