Lajme
A janë të dëmshme palomat e lagura?
Duhet ta dini se palomat e lagura nuk fshijnë krejtësisht papastërtitë dhe grimin e fytyrës. Pastruesit e fytyrës dhe letrat e lagura përmbajnë të njëjtët përbërës, por me letrat e lagura shmang një hap shumë të rëndësishëm – shpëlarjen me ujë. Për këtë arsye fytyra do të përmbajë akoma papastërti.
Vlen të theksohet se derisa nuk e shpëlan fytyrën me ujë dhe menjëherë, një pjesë e mirë e baktereve dhe papastërtive që mbeten në lëkurë bëhen shkak për irritime të mëtejshme të saj. Kjo mund të ndikojë në çdo lloj lëkure – e thatë apo e ndjeshme, por sidomos mund në fytyra me probleme si ato me ekzemë, me akne etj.
Po ashtu, një gjë tjetër që ndikon në irritimin e lëkurës është edhe forca apo lëvizja e ashpër që bën ndërsa pastron fytyrën me letra të lagura.
Si përfundim, letrat e lagura janë mënyra më e mirë dhe shumë komode për të hequr grimin. Nëse nuk ke zgjidhje tjetër dhe ke nevojë t’i përdorësh, sigurohu që pas pastrimit me to ta shpëlash fytyrën me ujë të bollshëm në mënyrë që të largosh çdo lloj papastërtie.
Pallomat e lagura gjenden në kuzhinën apo çantën e shumicës nga nënat, kështu, si rezultat i kësaj, edhe pastrimi i ndonjë pjese të trupit të foshnjës është mjaft prezent.
Por, hulumtimet e fundit tregojnë se pallomat e lagura janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës, pasi që në vetë përmbajnë një komponent kimik, i njohur si metilsotiazolinon, i cili shkakton irritime dhe kruajtje kur kontakton me lëkurën.
Një profesor nga Universiteti i Konektikatit, i departamentit të dermatologjisë dhe pediatrisë, Dr. Mary Wu Chang ekperimentoi mbi këtë çështje te fëmijë të ndryshëm dhe u intrigua nga rezultatet.
Një vajzë e vogël 8-vjeçare kishte të kruajtura në pjesën e të pasmeve si dhe në pjesën rreth gojës. Pas analizave të shumta dolën në përfundim se letrat e lagura ja kishin shkaktuar këtë acarim lëkure.
Një rast tjetër në Belgjikë, një burrë pësoi një reaksion të rrezikshëm pikërisht nga përbërësi që ndodhej tek letrat e lagura. Të gjithë fëmijët që kishin të njëjtat komplikacione pasi ndaluan së përdoruri letrat e lagura dhe simptomat që kishin u zhdukën.
Dermatologia Dr.Ellen Frankel thekson se:
“Gjithmonë u them prindërve që në asnjë mënyrë të mos i përdorin pallomat e lagura për fëmijët e tyre. Ka shumë kimikate tek ato dhe mund të vazhdojnë ta irritojnë akoma më shumë lëkurën”.
Ju sugjerojmë që gjithmon t’i lexoni etiketat që ndodhen mbrapa letrave të lagura dhe shikoni me vëmendje nëse methylisothiazolinone ndodhet aty.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













