Lajme
A janë të gatshëm banorët e Zvicrës të vaksinohen
A do të ishit të gatshëm të vaksinoheshi?
Pak ditë më parë u bë e ditur se Zvicra siguroi qasje të hershme të vaksinave Covid-19. Sipas raportit thuhet se ndërmarrja amerikane Moderna, e cila po zhvillon vaksinën, do t’i dërgojë Zvicrës 4,5 milion doza, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të premtën, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria dëshiron të sigurojë që popullata zvicerane të ketë qasje të shpejtë në një vaksinë të sigurt dhe efektive Covid-19”, tha Zyra Federale e Publikut (BAG) në faqen e saj të internetit.
Por sa i përket besushmërisë, zviceranët janë skeptik në rezultatet e saj, andaj ngurrimi i tyre sipas anketave nga organizatat jo-qerveritare tregojnë se pa qenë e vërtetuar shkencërisht vaksina, nuk do të vaksinoheshin, pavarësisht rrezikut të infektimit dhe situatës së krijuar.
Ndërkohë, sasi e vaksinave nuk do të jetë e mjaftueshme për të gjithë popullatën, pasi që Zvicra numëron mbi 8 milionë e gjysmë banorë. Vaksina do të përdoret së pari për pacientët e moshuar dhe ata me rrezik të lartë për shkak se kanë edhe sëmundje të mëparshme, pra përparsia e vaksinimit do të jetë për këtë pjesë.
Në një prononcim të fundit, BAG bënë të ditur se nëse vaksina kalon me sukses fazën e testimit dhe autorizohet në Zvicër, qeveria do të marrë 4,5 milion doza. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














