Futboll
A je me Zvicrën a me Kosovën?
Ju mbase do të mundoheni ta kontrolloni këtë përballje, por rrahjet e zemrës do t’ju “detyrojnë” të merrni anë edhe nëse nuk e dëshironi atë...
Një zemër e ndarë në dy pjesë apo një zemër për të dyja vendet- kjo është “dilema” për shumë shqiptarë të Zvicrës që kanë festuar rrugëve fitoret e Zvicrës më shumë se vetë zviceranët.
Pas një periudhe të vështirë të ballafaqimit me pandeminë, lufta në Ukrainë është sfida e radhës dhe tema e parë që dominon kudo që jemi.
Megjithatë jeta vazhdon, dhe ne kërkojmë një shkas, një arsye për t’u shkëptur për disa momente nga përditshmëria e lajmeve dramatike.
Futbolli është padyshim “arma” më e fortë për të lënë pas stresin ditor. Për më tepër është çelësi i bashkëjetesës e harmonisë mes popujve. Kjo është dëshmuar sidomos për ne shqiptarët në raport me Zvicrën dhe zviceranët, ku në këtë dhjetëvjeçar kanë dominuar emrat e futbollistëve shqiptarë në përfaqësuesen e Zvicrës, të cilët me futbollin e tyre kreativ, na kanë “detyruar” të bëhemi tifozë të përfaqësueses së Zvicrës. Falë tyre e falë futbollit janë thyer paragjykimet për ne. Shqiptarët e Zvicrës janë tani në një tjetër nivel të organizimit e bashkëjetesës me vendësit. Ata janë në politikë, në banka, në shkolla e universitete. Janë mjekë e sipërmarrës të suksesshëm, veçmas në ndërtimtari e pasuri të paluajtshme.
Megjithatë, përafrimi ka nisur me futbollistë si Rama, Behrami, Xhaka e Shaqiri. Këta kanë bërë thyerjen e parë të “murit” ndarës. Këta kanë thyer akullin. Këta na kanë dhënë vetëbesim e na kanë motivuar. Të gjithë të tjerët më pas e kanë pasur më të lehtë e më të shpejtë integrimin në shoqërinë zvicerane, e cila, dorën ne zemër, është tolerante dhe tejet humane.
Ne (shqiptarët) i shohin me admirim zviceranët, jo vetëm për shkak të futbollit, zemergjerësisë e humanitetit, por edhe për shkak të korrektësisë e saktësisë.
Ne kemi përfituar shumë nga këto veti pozitive, por dhe edhe më shumë ka përfituar perfaqësuesja e Kosovës, e cila në masë të madhe përbëhet nga futbollistë shqiptarë të rritur e zhvilluar në Zvicër.
Me Fidanin e Zürichut dhe Betimin e St. Gallenit ne do të mbrojmë Kosovën nga sulmet zvicerane, duke kërkuar kështu në një ndeshje historike, një fitore historike. Por para se të ndodhë kjo, ju mund të lexoni për vendosmerinë e Fidanit e Betimit për fitoren e Kosovës dhe personaliteteve të tjera shqiptare që jetojnë në Zvicër.
Kështu, Albinfo.ch ka marrë opinionet e shumë bashkatdhetarëve tanë ne lidhje me lojën dhe ekipin e tyre të zemrës në një përballje që shumë vite më parë dukej e paimagjinueshme, por sot është realitet. Ashtu siç do të jetë realitet edhe përcaktimi për Zvicrën ose Kosovën. Ju mbase do të mundoheni ta kontrolloni këtë përballje, por rrahjet e zemrës do t’ju “detyrojnë” të merrni anë edhe nëse nuk e dëshironi atë- zemra dhe të rrahurat e saj do t’ua përcaktojë. Kështu e me këtë ide, albinfo.ch ka “testuar” disponimin të një pjese të figurave publike të shqiptarëve të Zvicrës, nga ku sjell atmosferën e paralojës që shumë shpesh del të jetë më përcaktuese se vetë loja.
Bekim Dalipi, redaktor, albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













