Kosova
A ka Kosova kapacitete për strehimin e ukrainasve?
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende nëse është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, më shumë se 660,000 refugjatë i kanë ikur luftës në Ukrainë për të kërkuar strehim në shtetet fqinje, siç janë Polonia, Sllovakia, Hungaria, Moldavia, Rumania.
Më 28 shkurt refugjatët e parë kanë arritur edhe në Serbi.
“Numrat janë duke u rritur shpejt. Në këtë shkallë, situata mund të kthehet në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull”, ka thënë zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Shabia Mantoo, para gazetarëve në Gjenevë më 1 mars.
Qeveria e Kosovës ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione në linjë me ato të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Në pakon e sanksioneve përfshihet ngrirja e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i tyre në tregje financiare dhe masa të tjera kufizuese që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për pushtim rus në Ukrainë.
Në pyetjen se a është duke e shqyrtuar Qeveria pranimin e refugjatëve nga Ukraina, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kosova është rreshtuar kah bota demokratike.
“Përveç solidarizimit ndaj shtetit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Qeveria tashmë ka vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë në linjë me sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Veprimet tona do të vazhdojnë të jenë në linjë me partnerët dhe aleatët tonë dhe në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë Kryeziu.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar së fundi për mediat në Kosovë se vendi që ajo udhëheq është i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukraina, në përputhje me kapacitetet që ka Kosova.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar më herët se Kosova ka kapacitet për strehim të deri 3,500 refugjatëve.
Behxhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se Kosova nuk mund t’i mbyllë dyert për refugjatët ukrainas, por nuk ka kapacitete t’i strehojë për kohë të gjatë.
“Vetëm nëse organizatat e huaja ndërkombëtare, Bashkimi Evropian apo SHBA-ja, ndihmojnë në aspektin logjistik edhe material, Kosova mund të strehojë një numër simbolik të refugjatëve nga Ukraina, në të kundërtën nuk ka kapacitete”, thotë Shala./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














