Lajme
A mund të diagnostikohen sëmundjet nëpërmjet zërit?
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një personi mund të japë informacione të rëndësishme për shëndetin emocional, fizik dhe mendor. Tashmë, një projekt i financuar nga qeveria amerikane po mbledh dhe po analizon zërat e mijëra personave, si dhe po përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar sëmundjet.
Mjekja Yael Bensoussan po ekzaminon kordat zanore të një pacienti.

Në Qendrën Mjekësore për Zërin në Universitetin e Floridës Jugore, trajtohen pacientë me një gamë të gjerë çrregullimesh zanore, si p.sh. në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, me çrregullime zëri apo edhe në gëlltitje. Ajo po ndihmon në drejtimin e një projekti për të krijuar një bankë të dhënash me 30 mijë regjistrime zërash njerëzorë, dhe për t’i përgatitur kompjuterat që të pikasin sëmundjet nëpërmjet ndryshimeve në zërin e njeriut.
Studimi është një ndër katër studimet për mbledhje të dhënash të financuara nga programi për inteligjencën artificiale të Institutit Kombëtar të Shëndetit, që synon të përdorë inteligjencën artificiale për të trajtuar sfida komplekse bio-mjekësore./VOA
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










